Lajme
Hajni i ndershëm
Pasi që në telefonat e vjedhur mobilë gjen pornografi me fëmijë, hajni vendos të denoncojë pronarin e telefonave që kishte vjedhur
Një hajn 46 vjeçar në Ballarat të Australisë, pasi „kryen punën“ e tij, gjegjësisht vjedh një kuletë dhe dy telefona mobilë, bie në dilemë të madhe! Në telefonat e vjedhur ai gjen se pronari kishte shkarkuar filma me pornografi fëmijësh.
Në dilemën: t`i fshijë filmat dhe t`i marrë telefonat, apo ta paraqesë pronarin, fiton e dyta. Hajni paraqitet në polici.
Gjyqtarja e lavdëron hajnin dhe i thotë se ka bërë pikërisht veprimin e duhur. Sigurisht, duke pasur parasysh veprimin e dytë, atë të denoncimit të pronarit të telefonave me material pornografik.
Por, kishte vazhduar ajo: “Ju keni pasur guximin që të denonconi, duke e ditur se po rrezikoni të humbni lironë”. Dhe pikërisht kjo kishte ndodhur. Ai u dënua për vjedhje, me një muaj burg dhe me xhobë prej 400 dollarësh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur















