Maqedonia
Ekspertët zviceranë do të mbështesin zhvillimin e kompanive në Maqedoni
Pesë kompani vendëse të ushqimit, tekstilit, industrisë metalike, për të përmirësuar punën e tyre do të këshillohen falas nga pesë ekspertë zviceranë, si pjesë e projektit të Qeverisë në Shkup për angazhimin e ekspertëve të lartë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni.
Në dy vjetët e fundit nga ndihma e ekspertëve përfituan 96 kompani, dhe sondazhet tregojnë se 90 për qind janë të kënaqur me këtë projekt, e në 70 për qind do të zbatohet përsëri.
Ambasada Zvicerane mbulon mbi 90 për qind të kostove të angazhimit të ekspertëve dhe projekti përfshin ekspertë nga Austria, Holanda dhe Gjermania. përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja Suter Tejada tha se është viti i tretë që Zvicra ka mbështetur kompanitë maqedonase për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre që të bëhen më konkurruese dhe efikase.
Ekspertët që i kanë dhënë ato deri tani kanë ndihmuar kompanitë të zhvillojnë rreth 20 produkte të reja dhe të trajnojnë punonjësit e tyre për të përmirësuar nivelin e shërbimeve që ato ofrojnë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













