Kosova
Vetëm 40% e nënave ushqejnë fëmijët me gji
Në Prishtinë është hapur foto-ekspozita e autorit Arben Llapashtica, e cila kishte për qëllim promovimin e të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.
Me këtë edhe kanë nisur aktivitetet për të shënuar Javën e gjidhënies, e cila do të zgjasë deri më 7 tetor.
Fotografi Arben Llapashtica falënderoi nënat dhe baballarët që kanë qenë pjesë e ekspozitës. Ndërsa Merita Vuthaj, nga Ministria e Shëndetësisë, tha se gjidhënia është shumë e rëndësishme, prandaj edhe duhet të bëhet edhe më shumë sensibilizim. Ajo kërkoi më shumë sensibilizim në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch.
Sipas Vuthajt, vetëm 40% e nënave ushqejnë fëmijët me gji. Brandao Co, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, deklaroi se duhet të punohet edhe më shumë që çdo familje të kuptojë se gjidhënia është jo vetëm në të mirë të fëmijëve, por edhe të nënave.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












