Gabimet e mjekëve shkaktojnë 1200 vdekje në vit!
Trajtimi i dështuar mjekësor, shkak për vdekjen e aq njerëzve sa numri i përbashkët i të vdekurve në trafik, nga gripi dhe nga AIDS-i
Brenda vitit në Zvicër vdesin rreth 1200 njerëz si pasojë e gabimeve në trajtimin e tyre mjekësor. Diagnozat e gabuara, barërat e përshkruara gabimisht, trajtimi i dështuar sjellin vdekjen e një numri aq të madh të njerëzve sa vdekjet në trafik, ato nga gripi dhe nga AIDS-i të marra së bashku!
Kështu shkruajnë gazetat “Argauer Zeitung” dhe “Blic kam Abend” të dy ditëve të fundit. Ndonëse shifra të sakta nuk ofron asnjë statistikë, numrin e prezantuar nga gazetat në fjalë e kanë pranuar si realist përgjegjës në fushë të mjekësisë dhe ekspertë tjerë të konsultuar nga to.
Ndonëse përgjegjësia kryesore për sigurinë bie mbi personelin mjekësor të spitaleve, edhe pacientët duhet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Për të mundësuar këtë, një numër spitalesh të qyteteve të ndryshme të Zvicrës kanë publikuar një broshurë përmes të cilës njoftojnë pacientët e spitaleve se si mund të ndihmojnë veten dhe të tjerët për të evituar rreziqet që mund tu kushtojnë me jetë.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











