Bota
Danimarka, ruan me ushtarë kufirin me Gjermaninë
Kalimi nga Gjermania në Danimarkë tash e tutje nuk mund të bëhet pa imazhin e ushtarëve të armatosur. Mbi bazë të një propozimi të ri, pritet të shtohen edhe kontrollet kufitare
Të premten, më 29 shtator, Danimarka ka vendosur ushtarë të armatosur në kufirin me Gjermaninë. Me këtë veprim synohet që ushtarët të përforcojnë kontrollet e policisë që janë akoma në veprim në kufirin me landin gjerman të Schlesweig-Holsteinit afër qytetit të Flensburgut. Kontrollet në kufi filluan në Janar 2016 në kuadër të fluksit të refugjatëve në Evropë, shkruan deutschewelle.de.
Zyrtarët danezë thanë, se ushtarët e rinj do të veprojnë në sfond dhe nuk do të marrin pjesë direkt në kontrollin e makinave. Roli i tyre kryesor është të ndihmojnë të transportohen të dyshuarit dhe të ushtrojnë detyra vëzhguese, tha për reporterët Brian Fussing nga njësia speciale e policisë kufitare të jugut të Jutlandit. Ushtarët do të dislokohen fillimisht për tre muaj. Ata nuk do të dislokohen në terminalet e tragetëve në Rodby dhe Gedser.
Pritet zgjerim i kontrolleve kufitare
BE, në fillim të javës që shkoi propozoi njё zgjerim tё kontrolleve tё deritanishme tё pёrkohshme nё kufijtё e brendshёm tё territorit tё BE-sё, duke synuar sigurinё. Liria e lёvizjes ёshtё principi kyҁ i projektit evropian.
Kontrollet kufitare nё Gjermani, Austri, Danimakё dhe Norvegji janё planifikuar tё mbarojnё nё Nёntor me njё limit dy vjeҁar pёr vendet e Shengenit. Nё qoftё se do tё pranohet plani i ri i Komisionit nga qeveritё e vendeve tё BE-sё, kёto katёr vende mund t´i mbajnё kontrollet kufitare edhe pёr njё vit tjetёr nё qoftё se mund t´i justifikojnё ato me ҁёshtje tё sigurisё. Komisioneri pёr ҁёshtje tё brendshme Dimitris Avramopoulos tha se kёrcёnimi i migrantёve qё vijnё nga Greqia dhe Ballkani Lindor nuk ёshtё mё njё arёsye e mjaftueshme pёr kontrollet kufitare.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













