Bota
Biznes me lajme të rreme
ëto lajme klikohen shumë më tepër se sa lajmet e mediave serioze të bazuara te faktet dhe përhapen më tepër. Por, përse ndodh kjo? Një studim i London School of Economics and Political Science (LSE) tregon spektrin e gjerë të ‘fake news’.
Ndër to, sipas studimit, nuk bëjnë pjesë vetëm lajmet e rreme, por edhe lajmet e njëanshme, që e orientojnë vëmendjen në një drejtim të caktuar. Po ashtu në ‘fake news’ bëjnë pjesë edhe thashethemet, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton DW, në rastin e incidentit të Las Vegasit akuzohen gjigandë të tillë si Google, Facebook dhe Twitter që nuk kanë bërë sa duhet për t’i kufizuar lajmet për këtë, apo se madje i kanë përhapur ato. Kështu personat që kërkonin lajme përmes Google lidheshin me një link me faqen 4chan, e cila njihet për përhapje informacionesh të gabuara në raste aktesh terroriste apo incidentesh.
Producentët profesionalë të lajmeve të rreme arrijnë të depërtojnë tek algoritmet e Google, Facebook-ut, etj., dhe t’i rendisin lajmet e tyre që të dalin të parat, kur dikush kërkon.
Me lajme të rreme mund të fitosh shumë para. Një nga faqet e shumta në Darknet ofron p.sh. për 200.000 dollarë përgatitjen e një fushate, e cila mund të provokojë dhe të shkaktojë protesta masive. Për të diskredituar një gazetar mjaftojnë 55.000 dollarë. Paketa përmban profile të rreme dhe grupe në rrjetet sociale që botojnë lajme të rreme dhe likes dhe retweets për t’i përhapur ato sa më shpejt.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse Rasti i fundit i “berberhanes” në Gjenevë, ku disa adoleshentë dyshohet se prostituoheshin, nxjerr në pah... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet











