Shqipëria
Shembja e gurëve mbyt tre persona në Shqipëri
Sipas mediave shqiptare, tre personat që humbën jetën janë dy vëllezër dhe një grua shtatzënë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri. Tre persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, raportojnë mediat shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Torovicë-Malecaj, në Lezhë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë një makinë poshtë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një “Land Rover” me targë “AA 322 CV”, ku udhëtonin tre personat që kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa patrulla të policisë, ndërkohë që dyshohet që shkak i shkëputjes të jetë bërë moti i keq me reshje që përfshiu Shqipërinë gjatë orëve të natës dhe paradites.
Ndërkohë, sipas mediave shqiptare, tre personat që humbën jetën janë dy vëllezër dhe një grua shtatzënë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












