Bota
Kompania “Dove” detyrohet të kërkojë falje për reklamën raciste
"Në një fotografi që kemi postuar, nuk ia kemi qëlluar në mendimet që përfaqësojnë një grua me ngjyrë dhe thellësisht na vjen keq për ofendimin që ka shkaktuar"
Klientët kanë reaguar ashpër pas një reklame raciste nga kompania prodhuese për kujdes personal “Dove”.
Reklama e publikuar të shtunën tregoi katër fotografi – dy nga to që tregonin një grua me ngjyrë teksa hiqte fanellën e saj dhe “kthehej” në një grua të bardhë. Një shishe e “Dove” ishte në qosh të reklamës.
Gjiganti botëror reagoi menjëherë duke larguar reklamën dhe duke kërkuar falje në Facebook.
“‘Dove’ është e vendosur të përfaqësojë bukurinë e diversitetit. Në një fotografi që kemi postuar, nuk ia kemi qëlluar në mendimet që përfaqësojnë një grua me ngjyrë dhe thellësisht na vjen keq për ofendimin që ka shkaktuar. Reagimi i mëtejmë që është shpërndarë është i rëndësishëm për ne dhe ne do ta përdorim atë si këshillë për të ardhmen tonë”, ka shkruar kompania.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











