Shqipëria
I vihet mjet shpërthyes veturës së inspektores së arsimit në Shkodër
Vetura e inspektores së arsimit në Shkodër, Frida Kopliku, është djegur në orët e para të mëngjesit, pasi dyshohet se asaj iu vu lëndë plasëse, por motivet nuk dihen.
Vetura ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit, por fatmirësish përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur viktima në njerëz, përcjell albinfo.ch.
Zjarrfikësit kanë arritur të shuanin flakët brenda pak minutash, ndërsa policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët e mundshëm.
“Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F. K., 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale në Shkodër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka pasur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit, i cili ka qenë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë”, sqaron policia shqiptare.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












