Kosova
Shoqata gjermane i dhuron Gllamnikut një kopsht lodrash
Ata që kanë shkuar në përurim, kanë marrë me vete edhe 15 pako kartoni me veshmbathje dhe lodra për fëmijë
Rreth 1850 kilometra janë në mes të qytetit gjermman Hude dhe fshatit Gllamnik të Kosovës (Komuna e Podujevës). Anëtarët e shoqatës humanitare “Kinderaugen” (Sytë e Fëmijëve) ndodhen aktualisht në Gllamnik ku kanë shkuar për të përuruar një kopsht lodrash në oborrin e shkollës së fshatit dhe është financuar nga paratë e grumbulluara në Hude.
Ata që kanë shkuar në përurim, kanë marrë me vete edhe 15 pako kartoni me veshmbathje dhe lodra për fëmijë, shkruan nrwz.de
Gllamniku ndodhet në njërin ndër regjionet më të varfra të Kosovës. Shkolla e këtij fshati, e vetmja në regjion që pranon edhe nxënës të hendikepuar, deri tash nuk ka pasur shesh lojërash, transmeton albinfo.ch. Me paratë e dhuruara nga Hude (rreth 7000 euro) janë siguruar lodrat përkatëse dhe janë instaluar me angazhimin e përbashkët të prindërve dhe përfaqësuesve të shkollës.
Afrim Zhugolli, i cili jeton në Hude dhe vjen nga regjioni i përmendur kosovar ka sakrifikuar pushimet e tij verore për të organizuar ngritjen e kopshtit të lodrave.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














