Shqipëria
Dy të vrarë dhe një i plagosur në atentatin në Lushnjë
Dy të rinj shqiptarë janë vrarë pasditen e së mërkurës në Lushnjë, në një atentat të mirëpërgatitur dhe një i tretë është plagosur rëndë.
Viktimat janë Z. Latifi, 23 vjeç dhe J. Hoxha, 22 vjeç, ndërsa pronari i lokalit, M. Xhepexhiu, 26 vjeç, është në gjendje kritike për jetën. Po ashtu lëndime të lehta ka marrë edhe një 66-vjeçar me inicialet B.T., përcjell albinfo.ch.
Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur “Ura e Çeleve”.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se gjithçka ishte e përgatitur dhe nuk bëhej fjalë për një ngjarje të momentit. Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997-s, kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji.
Viktimat janë identifikuar shpejt ndërsa janë marre në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Ndërkohë që një makinë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës










