Lajme
Në Parlamentin Evropian, me fëmijë për dore
Parimi i barazisë së femrave nuk aplikohet nga vetë Parlamenti Evropian në Strasburg
Deputetja italiane, Licia Ronzulli, pati bërë senzacion në shtator të vitit 2010, duke arritur me vajzën e saj, Vittoria, 18-muajshe, në Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja “Lesquotidiennes.ch”.
Duke iu referuar të përditshmes “Libération”, që nga ky eveniment shumë kolege të saj e kanë përsëritur të njëjtën gjë, duke i marrë me vete fëmijët në Strasburg. Ky gjest bëhet me qëllim që të rikujtohet vështirësia për gratë për të bërë karrierë dhe njëkohësisht të merren me familje.
“Femrat inkurajohen të studiojnë dhe të kenë një punë interesante. Pastaj, më në fund, ato duhet të zgjedhin mes karrierës së tyre dhe jetës private. Situata do të duhej të ishte e tillë, ku femrat nuk do të duhej të zgjedhin mes këtyre dy situatave”, ka thënë Rita Ronzulli, 36- vjeçare dhe anëtare e Partisë Popullore evropiane.
Përpos këtij dimensioni politik, anëtarët e tjerë të Parlamentit ankohen po ashtu edhe për aspekte praktike. Në fakt, gratë nuk gëzojnë pushime të lindjes dhe burrat nuk kanë të drejtë pushimi në rast lindjeje të bashkëshortes së tyre.
Gratë që sapo kanë lindur konsiderohen “në mungesë” nëse nuk marrin pjesë në votim dhe, kështu që nuk u preken mëditjet e tyre.
“Është një paradoks që ligjet që ne i adoptojmë këtu nuk aplikohen ndaj deputetëve”, nënvizon deputetja britanike, Catherine Stihler.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur











