Lajme
Pritet të rinis sot dialogu Kosovë- Serbi
Sipas ndërmjetësit Cooper do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, dhe zbatimin e marrëveshjeve
Në Bruksel pritet që sot të rinis dialogu i ndërprerë për një kohë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të dyja palët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kurse ndërmjetësi evropian në proces, Robert Cooper, ka bërë publike çështjet që do të diskutohen.
Sipas tij, do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, dhe zbatimin e marrëveshjeve.
Kurse, Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit.
Në një deklaratë për RTK-në ambasadori gjerman, Ernest Rejnhel, ka thënë se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të jetë një avancim për Kosovën. Refuzimi i propozimit që Kosova përmes fusnotës t’i referohet tri dokumenteve, sipas tij, nuk do t’i shërbente vendit.
Ndërsa Catherine Ashton, William Hague e Carl Bild i telefonuan Hashim Thaçit. Ata kërkuan nga pala kosovare që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë për përfaqësimin e vendit në nismat rajonale, në shkëmbim të hapjes së perspektivës evropiane të Kosovës.
“Kryeministrit Thaçi i është rikonfirmuar nga të gjithë bashkëbiseduesit se Kosova do të ketë mbështetje të pa rezervë në realizimin e agjendës së saj evropiane dhe euro-atlantike. Gjithashtu kryeministri Thaçi ka marrë urime me rastin e përvjetorit të katërt të Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzuan për të arriturat që ka bërë Kosova në kuadër të këtyre katër viteve”, thuhet mes tjerash në njoftim e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











