Shqipëria
Shqipëria e varur nga emigrantët në Itali
Sipas Bankës Botërore që janë përpunuar nga Banka Qendrore Evropiane Shqipëria merr 75 për qind të remitancave nga Italia
Prurjet e emigrantëve janë një ardhur e konsiderueshme për vendet në zhvillim të Evropës duke përshirë edhe Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore që janë përpunuar nga Banka Qendrore Evropiane Shqipëria merr 75 për qind të remitancave nga Italia.
Nga të dhënat shihet se pjesa e tjetër rreth 14 për qind e vijnë nga SHBA, 6 për qind nga Gjermania, 2 për qind nga Britania.
Në vendet e tjera të rajonit shihet se prurjet nga emigrantët janë më të diversifikuara. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnitorët kryesore të rajonit me remitanca. Bullgaria bën përjashtim pasi rreth 58 për qind të remitancave i merr nga Turqia, shkruan albinfo.ch.
Në Kosovë të ardhurat më të mëdha janë nga Gjermania dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri remitancat pritet të rriten me 1.8 për qind duke shkuar në 1,07 miliardë dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliardë dollarë që ishin më 2016.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.
Në mesin e përfituesve të mëdhenj të remitancave, India ruan vendin e parë, ku pritet të arrijnë në 65 miliardë dollarë këtë vit, pasuar nga Kina (61 miliardë dollarë), Filipinet (33 miliardë dollarë), Meksika (një rekord prej 31 miliardë dollarësh).
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje












