Shqipëria
Mbyllen 28 thertore në tri ditët e fundit në Shqipëri
Të gjitha thertoret e mbyllura nuk garantojnë as minimumin e standarteve të parashikuara me ligj
Nisma e 3 ditëve të fundit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit në Shqipëri ka rezultuar me mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.
“Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standarteve të parashikuara me ligj”.
“Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












