Shqipëria
Berna konfirmon vdekjen e zviceranes në bregdetin shqiptar
Në aksionin për shpëtimin e çiftit zviceran janë mobilizuar anije dhe helikopterë të Forcave Bregdetare të Ushtrisë Shqiptare, siç tregon edhe fotografia që po shihni
Dy shtetas zviceranë, një burrë dhe një grua kishin humbur të premten deri sa po lundronin me kajakë në detin shqiptar, afër Borshit, në jug të vendit. Pasi që nuk ishin gjetur gjatë gjithë ditës, ata ishin shpallur të zhdukur në mbrëmjen e të premtes. Ndërkoheë, Ministria e Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se njëri nga të zhdukurit, gruaja 53 vjeçare ka vdekur.
Gruaja tashmë e ndjerë dhe bashkëshorti i saj 62 vjeçar kishin ndërmarrë një udhëtim me një kajak përgjatë bregdetit shqiptar, shkruan albinfo.ch. Ata si duket ishin përfshirë nga valët e detit të cilat në atë kohë ishin ngritur shumë për shkak të erërave që frynin.
Mediet shqiptare raportojnë, duke iu referuar burimeve të Ministrisë se Mbrojtjes, se shpëtimtarët kanë gjetur burrin në afërsi të Errikousa-s greke dhe pak minuta më vonë edhe gruan, transmeton albinfo.ch. Të dy ishin në gjendje kritike ishin bartur në një spital në Korfuz.
Ndërsa sot, e hënë, Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA) ka konfirmuar vdekjen e gruas 53 vjeçare në Greqi dhe lëndimin e bashkëshortit të saj.
Në aksionin për shpëtimin e çiftit zviceran janë mobilizuar anije dhe helikopterë të Forcave Bregdetare të Ushtrisë Shqiptare, siç tregon edhe fotografia që po shihni.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












