Kosova
Apostolova: Për liberalizimin mbeten dy kushtet
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka vazhduar takimet me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Në takimin që ka pasur me përfaqësues të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ajo tha se është e interesuar për pozitën e LDK-së si opozitë në Kuvend në trajtimin e çështjeve të rëndësishme për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Apostolova tha se asnjëherë nuk kanë thënë se kriteri për luftimin e korrupsionit është përmbushur, mirëpo vetëm se është bërë punë e mirë. Ajo më tej shtoi se BE-ja pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se edhe pse janë opozitë në Kuvend, ata nuk do të bëjnë opozitë, siç ka bërë “Vetëvendosje” dhe, sipas tij, do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën. E Vjosa Osmani kërkoi nga Apostolova më shumë detaje lidhur me atë pse në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës është thënë që kriteri për luftimin e korrupsionit është afër përfundimit, e tani është kthyer mbrapa.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












