Shqipëria
Tahiri mohon akuzat për përfshirje në rrjetin e trafikut të drogës
Pas akuzave për përfshirje në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të marihuanës me kushërinjtë e tij, Habilaj, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka reaguar duke mohuar që është pjesë e tij.
Tahiri ka kërkuar ndjesë vetëm për shitjen e një veture, siç ka thënë ai, pa kryer verifikimet e duhura se kujt po ia shiste, përcjell albinfo.ch.
“E pavarësisht se në vendin tonë rrallë ndodh që të bëhen këto verifikime, e më të shumtë janë ata që i fshehin e i çojnë në emra të tjerë. Unë përsëri mbaj përgjegjësi morale të plotë për këtë veprim. Përtej kësaj, s’kam pasur dhe s’kam asnjë raport të çfarëdollojshëm dhe aq më pak raport të paligjshëm. Nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë dhe dënoj çdo veprimtari kriminale të kujtdo qoftë, edhe të këtyre që i kam kushërinj, të gradës së dhjetë, që as kanë hezituar të përdorin emrin tim dhe shpresoj që drejtësia t’i hetojë deri në fund e t’i dënojë, siç u takon atyre dhe kujtdo tjetër në bazë të ligjit”, ka deklaruar ish-ministri Tahiri.
Por, sipas Tahirit, ai nuk është i pari politikan, të cilit ia keqpërdorin emrin kriminelët.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












