Shqipëria
Tahiri: Jam i gatshëm të hetohem por jo të arrestohem
Ish-ministri deklaron se është gati të dalë në gjyq ligjor qoftë dhe politik, t’i kontrollohet dhe shtëpia e tij por nënvizon se nuk do të pranojë pranga politike në duar
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sjellë prova të reja në lidhje me dosjen hetimor ndaj ish-ministrit Saimir Tahirit. Prokurori, Besim Hajdarmataj ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur në prokurori dhe kërkohet administrimi i këtyre provave të reja.
Ndërsa avokati i deputetit Saimir Tahiri kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për marrjen e autorizimit për arrestimin e tij. Avokati Artan Hajdari tha se prokuroria nuk ka paraqitur as prova dhe të dhënat e paraqitura prej saj nuk mund të përbëjnë as indicie.
“Nuk përbejnë karakterin e një dyshimi të arsyeshëm. Ato nuk përbëjnë asnjë indicie. Nuk mund të akuzosh një person e të nisesh nga një aksion në Itali, por duhet të provohet”, u shpreh ai.
Ndërsa Ish-ministri deklaron se është gati të dalë në gjyq ligjor qoftë dhe politik, t’i kontrollohet dhe shtëpia e tij por nënvizon se nuk do të pranojë pranga politike në duar. Duke debatuar me deputetin Enkelejd Alibeaj, Tahiri deklaroi: “Pranga politike në duar nuk pranoj, Harroje! Unë si ty që të rri në një parti me kriminelë nuk jam. Apo të rri në parti me hajdutë spektakolarë që i kanë shpëtuar drejtësisë nuk jam”.
Ndërsa ka thënë se ai nuk do të largohet nga Shqipëria. I pyetur se a ndihet fajtor, Tahiri ka thënë se këtë do ta thonë organet e drejtësisë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











