CH-Ballkani
Sa jetojnë zviceranët dhe shqiptarët?
82.8-vjeç është jetëgjatësia në Zvicër, ku sistemi shëndetësor ka luajtur një rol mjaft të madh
Jetëgjatësia e shqiptarëve është 77.28-77.13 vjeç, sipas hartës së përpiluar nga Reddit, pjesë e prestigjiozes britanike “Independent”, që tregon se shtetet me jetëgjatësinë më të lartë janë Zvicra, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, ku arsyeja i atribuohet pjesërisht edhe sistemit shëndetësor cilësorë.
82.8-vjeç është jetëgjatësia në Zvicër, ku sistemi shëndetësor ka luajtur një rol mjaft të madh.
Në rajon, rënien më drastike të jetëgjatësisë e ka Kosova, nga 71.35-70.91 vjeç dhe Bosnja e Hercegovina, nga 76.59-75.59, që pjesërisht i atribuohet luftës që kanë kaluar këto shtete, shkruajnë mediat shqiptare.
Një tjetër studim i mëparshëm, nga Banka Botërore, për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia është në 78 vjeç.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT, 2014), jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














