Jeta në Zvicër
Zvicra, pas pensionistëve që nuk paguajnë tatim
Kontrolli federal financiar zviceran është i interesuar për pensionistët që jetojnë jashtë vendit me një pension zviceran, që nuk tatohen në vendet pritëse. Për arsye të drejtësisë fiskale, administrata propozon idenë e tatimit të tyre.
Të huajt që shkojnë në Lisbonë për të dalë në pension, atje do të përjashtohen nga taksat për dhjetë vjetët e para të qëndrimit të tyre në Portugali.
Përfituesit e sigurimit të pleqërisë (AHV) duhet ta specifikojnë këtë në Zvicër si të ardhura në kthimin vjetor të tatimit.
Siç shkruan swissinfo, Zvicra nuk mund ta tërheqë këtë taksë jashtë vendit. Megjithatë, pensionistët tatohen në vendin e tyre, nëse ata kanë lidhur marrëveshje tatimore të dyfishtë (DBA) ose një marrëveshje sigurimi shoqëror (SVA). Për shembull, një pension AHV në Itali automatikisht tatohet me 5%.
Por ka edhe përfitues që u ikin tatimeve. Ky është rasti në ato vende që nuk kanë lidhur një marrëveshje me Zvicrën. Në vitin 2014 janë paguar 800,000 pensione jashtë vendit, që korrespondon me rreth një të tretën e të gjitha pensioneve të AHV. Nga ana nominale, pensionistët jashtë vendit kanë marrë 14% të vëllimit të pensioneve, që barazohet me 5.6 miliardë franga në vit. Në një analizë krahasuese të sistemit tatimor, Zyra Federale Zvicerane e Auditimit (SFAO) nuk sheh asnjë problem në atë se “shumica dërrmuese” e tyre paguajnë tatime.
Megjithatë, 7% e pensionistëve jashtë vendit që marrin 9% të pensioneve të tyre jetojnë në vende me të cilat Zvicra nuk ka lidhur një marrëveshje. 480 milionë franga, të cila paguhet për 57 mijë pensionistë, nuk mund të tatohen fare, sipas SFAO. Prandaj, kjo e fundit rekomandon futjen e një burimi tatimor të pensioneve. Kjo do të sillte 25 deri në 30 milionë franga zvicerane në vit më shumë te autoritetet tatimore. Aktualisht kjo është vetëm një ide.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” Në përfundim të semestrit, nxënësit vazhduan mësimin dhe aktivitetet edukative, ndërsa klasa e nëntë nisi punën... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












