Lajme
Shqipëria, destinacion europian për turizëm
Shqipëria edhe një herë vihet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare kur bëhet fjalë për turizmin.
Gazeta italiane, “La Repubblica” e rendit Shqipërinë mes njërit prej destinacioneve të Europës ku mund të kalosh pushime dimërore të këndshme dhe me çmim të leverdisshëm.
“Nga Shqipëria në Rumani e Bullgari, deri tek Sllovenia, Evropa Lindore duhet të jetë ndalesa për të gjithë ata që adhurojnë fundjavat me borë dhe ski. Këtu mund të kurseni pa bërë shumë sakrifica”, shkruan gazeta “La Repubblica”.
Gazeta ka veçuar fshatin turistik të Voskopojës në Korë, duke vënë në vëmendjen e publikut manastiret ortodokse dhe kishat bizantine që mund të gjesh atje përvec borës dhe skive, raportojnë mediat shqiptare.
“Voskopoja është një fshat i vogël malor në juglindje të Shqipërisë, trembëdhjetë kilometra nga Korça. Ruan gjurmët e një të kaluare të begatë, duke përfshirë edhe tetë nga kishat më lashta të stilit bizantin dhe manastiret ortodokse”, shkruan ndër të tjera “La Repubblica”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur












