Shqipëria
Saimir Tahiri ‘përjashtohet’ nga Partia Socialiste
Saimir Tahiri është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe të gjitha forumet e partisë, pas skandalit të fundit, në të cilin Tahiri dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti për trafikim droge.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e mbajtur të këtij grupi parlamentar.
“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë. Saimiri do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një njeri i lirë dhe deputet i lirë për të bërë betejën e tij, ashtu si do ta mendojë ai jashtë forumeve të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS”, ka thënë Rama, sipas medieve shqiptare.
Ai më pas ka deklaruar se dëshiron t’u japë kohë institucioneve të kryejnë hetimet dhe ka kërkuar që të lëshohet detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, por jo edhe arrestimi i ish-ministrit Tahiri.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













