Kultura
Kosova, me pavijon të filmit në Tokio
Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt, ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë
Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim me Ambasadën në Japoni, kanë mundësuar që për herë të parë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2017”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.
Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt, ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë, përcjell albinfo.ch.
Japan Content Showcase është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2017. Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete të tjera.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga












