Shqipëria
Tahiri thotë se nuk ka prova që e lidhin atë me trafikim droge
Deputeti socialist ka hedhur poshtë edhe mundësinë që ai të jetë “Saimiri” i përmendur në përgjimet e trafikantëve
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është i dyshuar për trafikim të narkotikëve në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafik droge.
“Unë sot jam qytetar i thjeshtë dhe brenda 48 orëve sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias që thotë: ‘sa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton sot dhe më herët të ketë pasur procedim penal’. Pra, kur Prokuroria e Katanias, që ka hetuar për 4 vjet këtë grup kriminal dhe nuk ka gjetur asnjë lidhje për të nisur një procedim penal ndaj meje, si ka mundësi që prokuroria jonë brenda 48 orëve me letra të bëra publike nëpër media kërkon arrestimin tim?”, ka thënë Tahiri.
Deputeti socialist ka hedhur poshtë edhe mundësinë që ai të jetë “Saimiri” i përmendur në përgjimet e trafikantëve. Tahiri i ka quajtur të rreme edhe pretendimet e organit të akuzës sa i takon përdorimit të automjetit të tij. Kuvendi i Shqipërisë nesër pritët të votojë nëse do ta mbështes kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputeti a po jo.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











