Shqipëria
Parlamenti i Shqipërisë nuk lejon arrestimin e Tahirit
Parlamenti i Shqipërisë votoi për të mos i dhënë prokurorisë leje për të arrestuar Saimir Tahirin, shkruajnë mediat shqiptare.
Mazhoranca votoi me 75 vota pro raportin e saj që i lejon prokurorisë vetëm të kontrollojë banesën e ish-ministrit të Brendshëm, përcjell albinfo.ch.
Gjatë votimit nuk pati asnjë befasi, por vetë Saimir Tahiri nuk mori pjesë. Në fillim të seancës vetë deputeti Tahiri para se të linte sallën tha se mirëpriste çdo vendim.
Ndërkohë, në fjalën e saj pas votimit, Monika Kryemadhi tha se ka votuar pro arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahirit.
“Sot treguat që nuk shkëputeni sot nga krimi dhe me votën tuaj treguat se i jepni shanse krimit dhe drogës. Treguat që keni frikë nga e vërteta dhe që jeni peng i krimit dhe i trafikut të drogës. Sipas Komisionit të Venecias, thuhet se Këshillimi i Mandateve nuk shqyrton provat, por veprimi tregon se mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi dhe ta kthejë atë në një vegël të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. I themi punë të mbarë të gjitha bandave, por jam e bindur që shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet hipokrite që bëni dhe se si bandat kriminale po drejtojnë vendin!”, është shprehur Kryemadhi.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












