Jeta në Zvicër
Fuqia e pasaportës zvicerane
Ndërsa me pasaportën zvicerane mund të udhëtosh në shumicën e vendeve të botës, Zvicra lejon vetëm 93 vende të hyjnë pa viza
Udhëtimi me pasaportën zvicerane është shumë i lehtë, pasi me të mund të hysh në 155 nga 200 shtete, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo është bërë e ditur pas raportit të publikuar nga “Indexi i Pasaportave” të mërkurën. Më lehtë se me pasaportë zvicerane, mund të udhëtosh me atë të Singaporit, pasi me pasaportën e këtij vendi ki qasje në 159 shtete, përcjell albinfo.ch.
Pas Singaporit, renditet Gjermania, që për dallim nga Zvicra ka qasje për hyrje në vendet e Ruandës, Vietnamit dhe Mongolisë.
Pas Singaporit e Gjermanisë, janë Suedia dhe Koreja e Jugut me 157 shtete, pastaj Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Japonia (156 secila).
Në fund të listës janë vendet Somalia (34), Siria (29), Pakistani, Iraku (26 secila) dhe Afganistani (22).
Ndërsa me pasaportën zvicerane mund të udhëtosh në shumicën e vendeve të botës, Zvicra lejon vetëm 93 vende të hyjnë pa viza.
Japonia lejon vetëm qytetarët e 66 shteteve hyrjen pa vizë, Kanadaja (51), SHBA (43), Australia (34) dhe Kina (14). Më kufizuese është shteti i largët Himalayan i Butanit, i cili lejon mbajtësit e pasaportave nga Bangladeshi, India dhe Maldivet të hyjnë në vend pa viza.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga














