Kosova
Vdes një foshnje me anomali në QKUK
Foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e pasojë nuk ka mundur të jetojë
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnje me anomali në fytyrë, e cila më pa ka vdekur. Sipas njoftimit zyrtar, foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e pasojë nuk ka mundur të jetojë. Sipas Zyrës për informim, foshnja ka lindur para kohe me peshë 600 gramë dhe me anomali gjenetike.
“Një nënë ka lindur foshnjën e saj para kohe me peshë 600 gramësh, përderisa foshnja ka lindur me anomali gjenetike që njihen edhe shkencërisht. Nëna nga Mitrovica shtatzënësinë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, “por për shkak të anomalive gjenetike që ka pasur nuk ka arritur të mbijetojë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












