Sport
Skitari nga Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore
Albin Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën
Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.
Kosova do të shkruajë historinë e saj, duke debutuar në këto Lojëra. Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 9-26 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Synimi im tani për tani ishte të fitoj normën edhe në disiplinën e pestë dhe ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina, për çka jam shumë i lumtur. Synimet tani janë të marrë rezultatin më të mirë që mundem në ‘PyeongChang 2018’. Konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por pavarësisht kësaj, unë dua ta bëj Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpërojë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”, përcjell albinfo.ch.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (downhill).
Tahiri ditë më parë ishte në përgatitje në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore










