Autotech
Shtyrja e prodhimit të Model 3 i shkakton Teslas humbjen më të madhe
rodhuesi synon të sjellë përfitime kur të lansojë në treg veturën e re me çmim prej 35 mijë dollarëve, gati sa gjysma e Model S.
Prodhuesi i veturave elektrike Tesla ka shtyrë daljen në treg të veturës së re Model 3, duke pranuar se është prapa planprogrameve për disa muaj.
Tesla ka thënë se do të prodhonte nga 5 mijë vetura çdo javë nga fillimi i vitit 2018.
Megjithatë, ndryshimi i planit për lansim ka shkaktuar rënie të vlerës së aksioneve për më shumë se 5 për qind.
Tesla pësoi humbje neto prej 619 milionë dollarëve në tre muaj, gati dyfishin e tremujorit të shkuar. Një vit më parë, firma pati fitime prej 21.9 milionë dollarë.
Prodhuesi synon të sjellë përfitime kur të lansojë në treg veturën e re me çmim prej 35 mijë dollarëve, gati sa gjysma e Model S.
Tesla tani ka thënë se ka prodhuar vetëm 260 vetura Model 3 në tremujorin e tretë, më pak se një e pesta e 1500 veturave të planifikuara për konstruktim.
Përmes një njoftimi për media, kompania ka thënë se do të vazhdojë “të bëjë progres të madh çdo javë në përmirësimin e problemeve me Model 3”.
Arsyeja kryesore për ngadalësim të prodhimit është fabrika kryesore në Nevada ku ka pasur probleme me bateri dhe duhet të ketë ndryshim të procesit të prodhimit.
“Isha shumë i mërzitur tri apo katër javë më parë”, ka thënë shefi ekzekutiv Elon Musk duke shtuar se tani është optimist se ndryshimet do të bëhen.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi










