Autotech
Porsche synon të dominojë tregun e veturave elektrike
Pa diskutim, Porsche është ndër kompanitë me teknologjinë më të avancuar te veturat në tregun aktual.
Kompania gjermane ofron disa nga supermodelet më të mira sportive dhe ka versionin më të veçantë hibrid në treg – Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo.
Megjithatë, prodhuesi thotë se nuk do të ndalet dhe premton vendosjen e standardeve të reja në tregun e veturave elektrike.
Në një intervistë të fundit, shefi i financave në kompani, Lutz Meschke ka shpjeguar se si Porsche do të merret me elektrifikim dhe se si dëshiron të ketë përfitime të mëdha gjatë këtij procesi.
“Është cak strategjik. Na duhet të strukturojmë kompaninë që të jetë në pozitë të mirë të vë standarde në elektrifikim”, ka thënë ai duke shtuar se Porsche do të investojë 3.5 miliardë dollarë në teknologjinë e veturave elektrike.
Ai ka bërë të ditur se vetura e parë tërësisht elektrike e Porsches do të dalë në rrugë më 2019.
Megjithatë, kompania do të vazhdojë të mbajë ritmin edhe te veturat me djegie për dhjetë vjet.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














