Shqipëria
Majko me manual konkret për votën e diasporës
Regjistrimi i diasporës, sipas Pandeli Majkos, do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në KQZ...
Procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare me idenë që t’u jepet e drejta e votës në vendlindje do të përfundoj deri në vitin 2018. Kështu ka deklaruar ministri për Diasporën Pandeli Majko, i cili i ka dorëzuar Komisionit të reformës zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin në zgjedhje të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.
Ky dokument është i bazuar në dy shtylla kryesore: mënyrën se si do të regjistrohen dhe mënyrën se si do të votojnë emigrantët, transmeton tch.
Regjistrimi i tyre, sipas Pandeli Majkos, do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Mënyra e tretë e regjistrimit, sipas tij, do të jetë paraqitja e emigrantit në selitë diplomatike të Shqipërisë. Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejt për drejtë dhe ai me postë.
Votim i drejtpërdrejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.
Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste. Ky i fundit do të ketë edhe kosto, e cila sipas këtij dokumenti llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.
Por, ky manual për ngritjen e një sistemi të regjistrimit dhe votimit të emigrantëve duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, i cili nuk ka zhvilluar ende mbledhjen e tij të parë. Ndryshe, Majko me të ardhur në krye të dikasterit të diasporës, ka premtuar angazhim serioz institucional, që mërgimtarëve t’u krijohen lehtësira
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













