Shqipëria
Inva Mula në mes të muajit “pushton” Vjenën
Në koncertin e Inva Mulës bashkohen balerini Eno Peçi, i shoqëruar nga Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva, primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës
Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të rikthehet prapë në Vjenë, për të mbajtur një koncert për shqiptarët dhe austriakët që pëlqejnë zërin e saj. Ajo më këtë rast fton të gjithë artdashësit që me datën 16 nëntor 2017, në sallën Moxart në Vjenë të jenë pjesë e koncertit të saj me titullin “Vienna salutes to Tirana”.
“Në këtë koncert do të jem përkrah muzikantëve dhe kërcimtarëve të shkëlqyer shqiptarë dhe austriakë. Në program do të ketë vepra nga më të bukurat e muzikës botërore dhe asaj shqiptare. Ju presim.. të bëjmë muzikë për ju dhe bashkë me ju…”, me këto fjalë e lajmëron pianisti Genc Tukiçi koncertin që do të mbajë sopranoja me famë botërore Inva Mula më datë 16 nëntor në Vjenë, citon koha.
Koncerti do të mbledhë artistët shqiptarë më të famshëm në skenat botërore.
Mësojmë se në këtë koncert bashkohen balerini Eno Peçi, i shoqëruar nga Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva, primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.
Artistë të tjerë që do të perfomojnë me Inva Mulën në koncert janë pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gezim Myshketa, violinisti Olen Cezari dhe disa emra të tjerë të njohur të muzikës shqipe nëpër botë. Koncerti “Vienna salutes to Tirana” do të mbahet në radhën e organizimeve kulturore për nderë të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri 2018.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













