Kultura
«Aktrimi» vjen me një komedi në gjuhën shqipe dhe gjermane
3 aktorë nga Kosova, në mungesë të perspektivës profesionale për të jetuar nga arti i tyre në Kosovë, vendosin të ikin në Evropë.
Ikja e tyre, në mungesë të mundësisë për lëvizje të lirë, bëhet në mënyrë ilegale.
Pas arritjes së tyre (në rrugë ilegale) në Zvicër, që të tre përfundojnë në repartin e psikiatrisë, si pasojë e një keqkuptimi mes tyre dhe personelit të sigurisë publike!
Për të dëshmuar para organeve të drejtësisë se ata nuk janë të çmendur, ”të arratisurit” kërkojnë që të sprovojnë veten në profesionin e tyre, duke kërkuar mundësinë që të kenë një audicion për të zbuluar talentin e tyre që ta ndërtonin “shfaqjen e ëndrrave”, me të cilën do të dëshmonin se janë artistë të vërtetë.
Pjesëmarrësit në audicion janë vendës të aktorëve që për vite të tëra jetojnë në Zvicër.
E tërë ngjarja rreth audicionit zhvillohet në formë interaktive, duke e inkorporuar edhe publikun në lojë dhe duke ndërtuar dialog komik. Komunikimi zhvillohen në dy gjuhë…
Komedia shfaqet më 14 nëntor, nga ora 19.
Unterer Graben 17, 9000 Saint Gallen
https://www.facebook.com/events/1336834849775602/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Nëntor 2017
- Ora19:00
- LokacioniSt.Gallen
- Data e përfundimit7 Nëntor 2017 - 9:00
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi











