Kosova
U vonohen pensionet, veteranët e luftës paralajmërojnë protesta
Nëpërmjet një komunikate për media, veteranët e luftës paralajmërojnë protestën për 14 nëntor, ditë e martë, në shenjë pakënaqësie me vonesat e pensioneve për disa muaj
Ish-guerilët e pensionuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një protestë para institucioneve vendore, për të shprehur pakënaqësinë me vonesat e pensioneve. Nëpërmjet një komunikate për media, veteranët e luftës paralajmërojnë protestën për 14 nëntor, ditë e martë.
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot (e martë) me kryetarë të degëve, diskutoi rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës.
“Dhe pas shumë diskutimeve vendosi: të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet; të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:00 para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Kjo organizatë ftojmë Institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e ish-guerilëve, “sepse jemi të detyruar të veprojmë dhe situata mund të del jashtë kontrollit”.
Ndryshe, ish kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se veteranët, pavarësisht disa vonesave do t’i marrin pensionet e tyre. Edhe pse numri i tyre është rritur dukshëm prapë qeveria e Ramush Haradinajt ka parashikuar buxhet për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të e luftës së UÇK-së.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











