Bota
Gjermania kufizon shpejtësinë në një pjesë të autostradës për shkak të zviceranëve
Në pjesën e autostradës mes Singenit dhe Shtutgartit në të kaluarën janë zhvilluar gjithmonë gara të paligjshme të makinave, në të cilën shpesh ishin përfshirë edhe zviceranët. Si duket, ky spektakël duhet të ketë përfunduar.
Pas një lufte të ashpër, të Gjelbrit dhe CDU në Baden-Württemberg të hënën në mbrëmje kanë rënë dakord për një kompromis, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, një limit shpejtësie prej 130 kilometrash në orë do të zbatohet në një pjesë afërsisht 18 kilometrash mes Engen dhe Geisingen. Fillimisht, Ministria e Transportit në Freiburg donte të mbulonte një distancë prej 42 kilometrash me një limit shpejtësie prej 120 km / h.
Paralelisht me kufirin e shpejtësisë, një fushatë informacioni është planifikuar, e cila do të bëjë të njohur rregulat e reja, sidomos për zviceranët. Këta të fundit duhet të njoftohen për legjislacionit e ri. Përveç kësaj, policia duhet të vazhdojë kontrollet kundër shoferëve të shpejtë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














