Lajme
Delegacioni i Vetëvendosjes për vizitë në Zvicër
Në kuadër të kësaj vizite përveç takimeve me aktivistë e simpatizantë të Vetëvendosjes janë realizuar takime edhe me zyrtarë zviceranë
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje qëndroi për 3 ditë në Zvicër.
Delegacioni i përbërë nga nënkryetarja, Aida Dërguti, drejtuesja e komitetit për marrëdhënie me jashtë e diasporë, Puhie Demaku, si dhe Ermira Danaj, anëtare e komitetit për çështje sociale, në kuadër të kësaj vizite përveç takimeve me aktivistë e simpatizantë të Vetëvendosjes kanë realizuar takime edhe me zyrtarë zviceranë.
Të dielën, në kopshtin e të zhdukurve në Gjenevë, delegacioni është takuar me me Jenny Betanncourt, kryetare e shoqatës “Kopshti i të zhdukurve” dhe Pierre-Alain Tschudi, anëtar i kësaj shoqate, njëherësh dhe deputet në këshillin administrativ të Komunës së Meyrin.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se është krijuar koalicioni i organizatave te ndryshme ndërkombëtare i quajtur “IKAED”. Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se ky koalicion organizatash mund të shfrytëzohet si urë ndërlidhëse për përfshirjen e shoqatave të ndryshme shqiptare ku edhe Kosova mund të jap edhe kontributin e saj për nënshkrimin dhe ratifikimin e konventës për të zhdukurit.
Pas kësaj, delegacioni është takuar edhe me gratë dhe vajzat shqiptare në Gjenevë, ku temë diskutimi ishin çështjet që i shqetësojnë gratë në diasporë.Të hënën, delegacioni ishte ftuar në një takim zyrtar në Parlamentin e Zvicrës nga Ueli Leuenberger, kryetar i Partisë së të Gjelbërve të Zvicrës, deputet nacional dhe kryetar i komisionit për emigracion në parlamentin e Zvicrës. Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe çështja e diasporës shqiptare në Zvicër dhe integrimi i saj.
Delegacioni i Vetëvendosjes ka ndjekur drejtpërsëdrejti një nga seancat e parlamentit zviceran. Ndërkohë janë realizuar takime edhe me nënkryetaren e parlamentit, Maya Graf dhe drejtorin e Universitetit Popullor Shqiptar (UPSH), Manuel Tornare, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar nacional i kantonit të Gjenevës dhe anëtar i komisionit për politikë të jashtme në parlamentin e Zvicrës, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga “Vetëvendosje”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












