Kosova
Gratë shqiptare në diasporë të përkushtuara për Kosovën
Përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura ka pritur sot në takim delegacionin e grave të Diasporës nga shoqata “Lyra”. Nura tha se atdhetari është atdhetar, qoftë dhe jashtë atdheut. “Ndaj, kërkoj nga ju, të jepni maksimumin tuaj në shërbim të Republikës së Kosovës. Roli i gruas shqiptare është parë, sidomos gjatë luftës së fundit”, ka thënë Nura.
Përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut. “Jemi të lumtur që ju takojmë. Gruaja shqiptare në diasporë është kontribuuese e barabartë si në luftë, si në paqe, me burrat. Jemi të kësaj toke”, ka thënë Maliqi, citon KP.
Shoqata “Lyra” që vepron në Zvicrës, ishte themeluar nga komandanti Agim Ramadani. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe e veja e komandantit, Shukrije Ramadani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











