Lajme
Niveli i krimit dhe i korrupsionit mbetet i lartë
Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë, është thënë nga pjesëmarrësit në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në këtë debat ka pasur mospajtimendërmjet pozitës dhe opozitës kosovare për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se me ligjin kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme nën llupë do të jenë qeveritarët, shoqëria civile, opozita dhe gjithë qytetarët.
Ndërsa deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca ishte kritik ndaj qeverisë, duke thënë se nuk mund të luftohet korrupsioni në vend, përderisa atë e bëjnë udhëheqësit politik dhe ata që qeverisin.
Ndërkaq gjykatësja dhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se gjykatat e Kosovës nuk mund të jenë fajtore për nivelin e këtyre dukurive.
Sipas saj, ato kanë pasur shumë pak lëndë në duar për shkak se rastet e rënda janë kompetencë e EULEX-it.
Të gjithë folësit e kësaj tyreze kanë deklaruar se niveli i krimit të organizuar, por edhe pasurisë së paligjshme është i lartë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë









