Shkurt.ch
Djeg veturën e 100 mijë frangave për t`i shpëtuar pagesës: 2 vjet e gjysmë burg për zjarrvënie
Kosovari sot 25 vjeçar dëshironte që të siguronte ndërprerjen automatike të kontratës së leasingut dhe të lirohej nga detyrimi për të paguar këstet e mbetura në bazë të kontratës
Ka ndodhur në natën e vitit të ri, në vitin 2014, në Willisau. Në garazhin e një lagjeje banimi, një i ri me shtetësi të Kosovës, sot 25 vjeçar, ia kishte vënë zjarrin veturës së tij BMW X5, të blerë me leasing, që kushtonte 99 mijë franga, shkruan radiopilatus.ch. Në këtë mënyrë ai dëshironte që të siguronte ndërprerjen automatike të kontratës së leasingut dhe të lirohej nga detyrimi për të paguar këstet e mbetura në bazë të kontratës.
Ai i kishte borxh edhe 50 mijë franga firmës ku e kishte marrë makinën, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, 25 vjeçari kishte mbetur mbrapa me pagesat e kësteve dhe e kishte tejkaluar për 10 mijë kilometra kufizimin vjetor.
Sidoqoftë, plani i tij për të shpëtuar njëherë e mirë nga bvorxhetr, dështoi keq. Zjarri që ai i vuri makinës së tij, u përhao edhe në dy makina tjera që ishin afër BMW-së së tij. Për më tepër, edhe të gjitha makinat bashkë me objektet tjera që ishin në garazh u dëmtuan rëndë nga tymi dhe bloza, përcjell albinfo.ch. Madje edhe shkallët të cilat e lidhin bllokun e banimit me garazhin ishin mbushur me blozë dhe me tym. 13 banorë të kësaj ndërtese u detyruan të kontrolloheshin te mjeku, me dyshimin për helmim nga tymi.
Dëmi i shkaktuar material kalonte 500 mijë frangat.
I akuzuari, në procesin që është mbajtur në Gjykatën e Krimeve në Lucern, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg, përcjell albinfo.ch. Nga këto, vetëm 8 muaj burg efektiv ndërsa 22 muajt tjerë, me kusht, me kohë prove prej dy vitesh.
Gjykata e ka liruar 25 vjeçarin nga pika e akuzës për mashtrim të sigurimit. Lirimi ka ndodhur pasi që në këtë pikë ishte bërë një gabim procedural dhe gjykata ka vendosur në të mirë të të akuzuarit.
Vendimi nuk është ende i plotfguqishëm kështu që i dënuari mund ta atakojë atë në Gjykatën e Kantonit të Lucernit.
(Foto: Ilustrim, nga Prokuroria e Përgjithshme e Lucernit)
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











