Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Shërbime stomatologjike në gjuhën shqipe te Dr. Gazmendi
Puna e dr. Gazmend Halitit me pacientët shqiptarë nuk përfundon me trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Me ta, ai i kushton rëndësi të madhe vetëdijësimit për ruajtjen e dhëmbëve

Në qendrën e qytetit më të madh të Zvicrës lindore, në St. Gallen, punon doktor Haliti.
Numri i shqiptarëve që kërkojnë shërbime stomatologjike në ordinancën e tij në “Neumarktpraxis Mr. med. dent. G.Haliti”, është në rritje dhe përbën një të pestën e klienteve dhe klientëve që ka.
Puna e tij me pacientët shqiptarë nuk përfundon vetëm me rregullimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Me ta ai i kushton rëndësi të madhe vetëdijësimit për ruajtjen e dhëmbëve.
“Misioni im primar me pacientet shqiptarë, është ndërgjegjësimi për ruajtjen e shëndetit oral, rëndësinë e higjienes orale, ushqimit dhe kontrolleve të rregullta te stomatologu”, thotë Dr. Haliti, i cili ka marrë para tetë vjetësh nën drejtimin e tij ordinancën dhe shumicën e pacientëve të stomatologut të njohur të kryeqendrës zvicerane, Dr. Albert Oberholzer.
“Më 1. Mars 2009 kam marrë përsipër ordinancën stomatologjike nga paraardhësi im Dr. Albert Oberholzer e cila ekziston që nga viti 1976”, tregon Dr. Haliti, shkruan albinfo.ch.
Pas marrjes përsipër të ordinancës, ai ka bërë një renovim total të ambientit, duke modernizuar tërë infrastrukturën dhe duke bërë digjitalizimin e kartelave të pacientëve.
3 stomatologë dhe 5 infermiere
“Janë instaluar teknolgjitë moderne të diagnostifikimit si p.sh. CT e nofullave (DVT), Mikroskopi Operativ, Kamera Intraorale. Po ashtu, ordinanca është pajisur me aparatura moderne trajtimi siç është Laser CO2, Softlaser”.
Në ordinancë punojnë tre stomatologë dhe pesë infermiere. Doktor Haliti ka të punësuar në ordinancë një tjetër mjek stomatolog, Dr. Sali Mehmeti si dhe Dr. Joe Stassen me eksperiencë të gjatë në ortodonci. Krah tyre janë të angazhuara një higjieniste dentare, një asistene e profilakses, dy asistente dentare dhe një praktikante (asistene dentare).
“Pavarësimi profesional në përgjithësi nuk ka qenë i vështirë. Mirëpo kërkohet një angazhim shumë më i madh për të përmbushur pritjet e pacientëve jo vetëm në ofrimin e shërbimeve cilësore por edhe në drejtim të raporteve ndërnjerëzore. Përgjegjësia është më e madhe edhe në raport me stafin, kërkohet përvojë dhe aftësi për të menaxhuar ekipin gjatë rutinës ditore në ordinancë”.
Me dy specializime
Të gjitha shërbimet e stomatologjisë ofrohen në ordinancën e mjekut me prejardhje nga Presheva, i cili shkollimin fillor dhe gjimnazin e ka mbaruar në Preshevë dhe më pas i është bashkuar familjes në Zvicër. Në vitin 1997 ai ka diplomuar në shkollën e Lartë Laboratorike në Inselspital në Bernë dhe po në atë vit është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dega stomatologji ku dhe është diplomuar në vitin 2002.
Që nga atëherë ai ka marrë një eksperiencë të gjerë profesionale duke punuar si mjek stomatolog në klinika të ndryshme. Doktor Haliti është po ashtu anëtar i Shoqatës së Stomatologëve të Zvicrës (SSO), seksioni St. Gallen. Krahas punës, mjeku preshevar ka mbaruar në vitin 2009 studimet për master në implantologji orale (M.Sc.) në Berlin.
Aktualisht ai është në përfundim e sipër të masterit në Parodontologji apo sëmundjet e shtratit të dhëmbit dhe sivjet ka filluar specializimin dyvjeçar ne ortodonci (Zahnspange).
Shërbimet nga kjo fushë ai i ka filluar nga fillimi i muajit gusht të këtij viti me angazhimin e Dr. Joe Stassen, i cili ka eksperiencë 30 vjeçare në ortodonci.
“Kështu do të kem mundësinë që përgjatë specializimit në Ortodonci, në pjesën praktike të me qëndrojë pranë një koleg me eksperiencë në këtë fushë të stomatologjisë”, thekson ai.
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës Mërgata vazhdon të jetë një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejt në...
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
-
Konsullata e Kosovës në Shtutgart pas aksidentit me tren: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova
-
Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”
-
Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ulëta të Uber ndezin zemërimin e taksistëve në Ticino Ka kaluar një vit që nga ardhja e shërbimit të transportit privat Uber në kantonin jugor...
-
Autostradat, në qendër të strategjisë diellore të Konfederatës
-
Pasagjerët e avionit shpëtohen gjallë pas uljes emergjente në Liqenin e Lucernit
-
Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian
-
Pse shumë zviceranë zgjedhin të emigrojnë në pleqëri?