Shëndetësi
Ngacmimet seksuale në punë bëjnë që gratë të bien në depresion
Studimi po ashtu gjeti se gratë që ngacmohen seksualisht në punë kanë shanse të kalojnë në pije dhe në drogë
Një studim i fundit ka gjetur se gratë që përjetojnë ngacmime seksuale në punë vuajnë më shumë nga ankthet, depresioni, çrregullimet në të ushqyer dhe problemet me stresi.
Studimi po ashtu gjeti se gratë që ngacmohen seksualisht në punë kanë shanse të kalojnë në pije dhe në drogë.
Autori i studimit, profesori James Campbell Quick nga Universiteti i Teksasit në Austin të SHBA-së, ka thënë se provat vazhdojnë të tregojnë se ngacmimet seksuale ndikojnë keq te femrat sa i përket disponimit, çrregullimeve me ushqim, dhe abuzimit me alkool e drogë, transmeton Albinfo.ch.
Në një hulumtim të fundit të 2000 britanikëve, ekipi hulumtues gjeti se një në pesë gra ka pranuar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














