Lajme
Lunaçek: Dialogu politik për veriun, i nevojshëm
Opsioni më i mirë do të ishte që ky dialog të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë të veriut të Kosovës
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek në Prishtinë, ka theksuar se Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Kosovën, në të kundërtën nuk do ta marrë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.
Ajo e sheh si të nevojshme nisjen e një dialogu politik për veriun e Kosovës, por pas formimit të qeverisë së re në Serbi, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 6 majit atje.
Sipas saj, opsioni më i mirë do të ishte që ky dialog të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë të veriut të Kosovës, por në rast të nevojës, të përfshihet edhe Beogradi zyrtar.
Ndërmjetësimin e këtij dialogu, sipas eurodeputetes Lunaçek, do ta bënte Bashkimi Evropian, i cili aktualisht po ndërmjetëson edhe në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë.Lunaçek është takuar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, nga i cili tha se ka kërkuar përshpejtim të reformave kushtetuese dhe zgjedhore.
Vizita e Lunaçekut në Prishtinë pason miratimin e një rezolute në Parlamentin Evropian mbi Kosovën, në të cilën pos tjerash u bëhet thirrje pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Rezoluta gjithashtu i bën ftesë komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mundësojë pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Londër këtë vit.
Por rezoluta ka edhe detyra për autoritetet e Kosovës, në marrjen e masave ndaj përgjegjësve për mashtrimet në procesin zgjedhor dhe në shtimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













