Autoritetet kosovare dënojnë sulmin ndaj Ambasadës në Paris
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi për media se Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris është sulmuar në orët e vona të së premtes nga huliganë, të cilët kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.
Zëvendësministrja Vlora Çitaku, në një prononcim për mediet në Prishtinë, e ka dënuar këtë akt vandalizmi kundër përfaqësisë së Kosovës në Paris.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se tashmë po kryhen hetimet nga policia franceze, ndërkohë që dyshohet se akti është kryer nga pjesëtarë të komunitetit serb.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris në një deklaratë të lëshuar për media e ka cilësuar këtë sulm si akt i përdhosjes së stemës së Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht akt vandalizmi e rrugaçërie politike kundër përfaqësisë zyrtare të Republikës së Kosovës në Paris.
Ambasada e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga autoritetet franceze ndërmarrjen e masave të zakonshme në këto raste.
Organet e hetuesisë së policisë franceze kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pritet që autoritetet franceze të shtojnë masat e sigurisë përreth ambasadës.
Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që në vendet e BE-së sulmohet ambasadat kosovare, pas djegies së flamurit të Kosovës në ambasadën në Romë
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












