Shkurt.ch
Zviceranët nuk fluturojnë me aeroplan për të mbrojtur ambientin
23 për qind të të anketuarve thonë se ata kanë hequr dorë nga një fluturim për arsye ekologjike
Më shumë se gjysma e zviceranëve kanë fluturuar një ose më shumë herë në dy vitet e fundit. Kjo është treguar nga një sondazh i publikuar të premten nga instituti për hulumtimin e opinionit Gfs në Cyrih me kërkesë të Fondacionit të Energjisë Zvicerane (SES).
23 për qind të të anketuarve thonë se ata kanë hequr dorë nga një fluturim për arsye ekologjike. Ka dallime të mëdha midis gjeneratave. Ndërsa përqindja në mesin e të 40-ve është pothuajse një e treta, të anketuarit nën moshën 39 vjeçare janë vetëm njëmbëdhjetë për qind, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi gjithashtu tregon se shumë njerëz nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre, pavarësisht nga njohuritë rreth natyrës dhe udhëtimit me aeroplan. 60 për qind pajtohen me deklaratën se trafiku ajror po ngroh klimën. Një shumicë gjithashtu thekson se i kushtojnë vëmendje sjelljes miqësore ndaj klimës në jetën e përditshme.
Nga data 9 deri më 28 tetor, gfs Cyrih anketoi 1004 persona të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në Zvicrën gjermane dhe frankofone për të realizuar studimin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













