Shqipëria
Meta fton investitorët gjermanë të vijnë në Shqipëri
Presidenti shqiptar falënderoi Kryeministrin e Landit Rhein-Westfalien Armin Laschet për mikpritjen dhe mbështetjen që i është ofruar diasporës shqiptare në këtë Land të rëndësishëm në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane dhe kthimin e tyre në ura bashkëpunimi
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar Kryeministrin e Landit Rhein-Westfalien në Gjermani, Armin Laschet me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
“Ne dëshirojmë më shumë investime e projekte dypalëshe e rajonale me Landin Tuaj, në fushën e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit e bujqësisë, të cilat do të afronin më shumë Shqipërinë më këtë Land të rëndësishëm të Gjermanisë, si dhe përvojë në shërbime sociale, edukim profesional dhe punësim”, u shpreh Meta.
Në njoftimin për media theksohet se Meta falënderoi Kryeministrin Armin Laschet për mikpritjen dhe mbështetjen që i është ofruar diasporës shqiptare në këtë Land të rëndësishëm në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane dhe kthimin e tyre në ura bashkëpunimi dhe faktorë të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ndërsa Kryeministri Laschet vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












