Shkurt.ch
Aksione proteste kundër dhunës mbi gratë
Në Bernë, në shenjë të “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës mbi gratë” janë tubuar disa dhjetëra gra dhe burra të veshur me rroba të zeza, të cilët kanë bërë së bashku një zinxhir njerëzor
Në disa qytete të Zvicrës, me anë të lëvizjeve demonstrative në sheshe, gra dhe burra kanë tërhequr vëmendjen e publikut për dhunën e ushtruar mbi vajzat dhe gratë e reja, shkruan srf.ch. Këto aksione proteste janë zhvilluar si fillim i fushatës ndërkombëtare “16 ditë kundër dhunës mbi gratë”.
Në sheshin “Kornhausplatz” të Bernës, në shenjë të “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës mbi gratë” janë tubuar disa dhjetëra gra dhe burra të veshur me rroba të zeza, të cilët kanë bërë së bashku një zinxhir njerëzor. Aksione të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetet tjera zvicerane si në Cyrih, Bazel, Gjenevë, Lozanë, Biel, St.Gallen, Chur dhe Schaffhausen.
Nga e hëna (pasnesër) fillon fushata me plakatet që do të vendosen në 15 stacione hekurudhore të qyteteve të ndryshme të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Përmes kësaj fushate, të rinj prominentë tërheqin vëmendjen për problemin e dhunës mbi gratë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












