Shqipëria
Një organizatë gjermane ndihmon familjet në Shqipëri
Një organizatë gjermane e quajtur “Johanniter”, ka nisur një aksion për të ndihmuar familjet në vështirësi, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara në Evropën juglindore. Mes këtyre vendeve përfshihet Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Rumania, shkruajnë mediat shqiptare.
“Shumë njerëz në Evropën juglindore kanë nevoja të mëdha dhe janë të uritur, sidomos gjatë muajve të dimrit. Shpesh atyre u mungojnë gjërat bazike. Për shumë, pakot janë një mjet i vërtetë mbijetese dhe ndihme”, shprehet një nga përfaqësueset e organizatës, përcjell albinfo.ch.
Organizata po u kërkon individëve, kompanive, shkollave, çerdheve e shoqatave të ndryshme të dhurojnë ushqime dhe produkte higjiene.
Pakoja e këshilluar përfshin sendet e mëposhtme: 1 dhuratë për fëmijë (libra për të ngjyrosur, bojëra), 3 kg sheqer, 3 kg miell, 1 kg oriz, 1 kg makarona, 1 litër vaji gatimi, 3 pako me tableta me multivitamina, 3 pako me biskota, 5 çokollata, 500 g pluhur pije kakao, 2 shampo, 1 krem për duart, 2 pasta dhëmbësh dhe 2 furça dhëmbësh.
Pakot do të mblidhen në rajone të ndryshme të Gjermanisë deri më 15 dhjetor, ndërsa shpërndarja do të nisë ditën e dytë të Krishtlindjeve.
Rreth 100 shoferë kamionësh vullnetarë do të nisin rrugëtimin e tyre disa ditor. Pakot do të shpërndahen në disa pika grumbullimi për të qenë sa më pranë përfituesve.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













