Shkurt.ch
Punësim më i lehtë për të huajt por edhe ndëshkim me ulje të statusit, nga C në B
Me ligjin e ri synohet që të huajt të motivohen më shumë për të gjetur një punë dhe për të hyrë kështu në mënyrë aktive në tregun zviceran të punës
Personat me status të pranuar të refugjatit dhe ata me pranim të përkohshëm (Viza F) në të ardhmen do të kenë të drejtë pune pa pasur nevojë për të kërkuar leje speciale për një gjë të tillë. Me ligjin e ri pra, do të mjaftojë njoftimi për fillimin e punës, thuhet në komunikatën e publikuar sot nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Ky është njëri ndër ndryshimet të cilat Këshilli Federal planifikon t`i fusë në ligjin e ri për të huajt. Për ta realizuar këtë, ai ka dërguar projektligjin në konsultim, shkruan albinfo.ch. Veç kësaj, qeveria e Zvicrës synon që t`i nxisë të huajt për të mësuar më shumë gjuhët e vendit. Ajo do të përcaktojë se çfarë niveli të njohjes së gjuhës duhet të zotërojë i huaji, në varësi nga statusi i qëndrimit të tij në Zvicër.
Në përgjithësi, me ligjin e ri synohet që të huajt të motivohen më shumë për të gjetur një punë dhe për të hyrë kështu në mënyrë aktive në tregun zviceran të punës.
Por, krahas kësaj, ligji parasheh edhe masa për ndëshkimin e të huajve që nuk tregojnë vullnet për integrim, shkruan albinfo.ch, Kështu, autoritetet përgjegjëse për të huaj në të ardhmen do të kenë të drejtë që ta kushtëzojnë lejen e qëndrimit me një marrëveshje për integrim, me të cilën personave konkretë u tregohet se çfarë pritet prej tyre në këtë drejtim. Kjo marrëveshje për integrim do të bëhet obligative dhe mund të sanksionohet. Kështu, në rast se nuk do ti përmbushin kriteret për integrim, të huajve mun d t`u zbritet statusi i qëndrimit nga i përhershmi (Viza C) në atë vjetor, (Viza B).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













