Shkurt.ch
Universiteti i Cyrihut, për një vit gjeneron 6.4 miliardë franga
Nga çdo frang i investuar ka rezultuar një vlerë e shtuar prej 5 frangash, thuhet në studim
Universiteti i Cyrihut, gjatë vitit 2016 nga veprimtaria e vet hulumtuese ka gjeneruar 6.4 miliardë franga bruto. Kjo del nga një studim që ka prezantuar Bashkësia e Universiteve Hulumtuese të Evropës (LERU). Nga çdo frang i investuar ka rezultuar një vlerë e shtuar prej 5 frangash, thuhet në studim.
Për të bërë këtë vlerësim janë marrë në shqyrtim transferi i dijes dhe i teknologjisë, pagat, shpenzimet e konsumit ose ndikimi që kanë shpenzimet e shkollimit në të ardhurat, transmeton albinfo.ch. Universiteti i Cyrihut gjithsej gjatë vitit 2016 ka mbështetur, sipas studimit, 48 mijë vende pune.
Në studim nuk janë përfshirë faktorë si shkollimi i gjeneratës së ardhshme të akademikëve dhe ngritja e bazës së njohurive për shoqërinë.
Vlera e shtuar e të gjitha, 23 universiteteve që bëjnë pjesë në LERU, ka arritur, sipas studimit, në afër 100 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














